Shpallje

Sukseset e këngëtares kosovare, Dua Lipa në arenën ndërkombëtare nuk kanë të ndalur.

Mbrëmë Dua Lip aka fituar çmimin prestigjioz, Grammy.

Pas shumë sukseseve të njëpasnjëshme, këngëtarja nga Kosova ka arritur të bëhet shqiptarja e parë që ka fituar çmimin më të rëndësishëm në karrierën e një këngëtareje.

Bashkëpunimi i suksesshëm i Duas me Mark Ronson dhe Diplo, ‘Electricity’, është zgjedhur si kënga më e mirë ‘Dance’ e vitit.

Po ashtu, këngëtarja ka fituar edhe në kategorinë “Artistja më e mirë e re”, ku po garonte edhe Bebe Rexha.

Dua Lipa bëhet artistja e parë shqiptare që arrin të fitojë çmim në ceremoninë “Grammy”, e që këtyre sukseseve i është gëzuar tejmase.