Niti – Ylli i ri nga Kanadaja

Shpallje

Niti është emri që e shohim shpesh kohëve të fundit , në lansimin e produkteve të tij muzikore në youtube dhe rrjetet sociale.

Dalja e tij e parë në një ekran televiziv u bë para pak kohësh në Televizionin TvR , të cilit ju kushtua një hapësirë speciale të rrëfimit të tij , për  talentin dhe pasionin për muziken.

Eshtë Arianit Kozhani i cili mbrëmë lansoi edhe një këngë të re, të titulluar Diamond Drip. Brenda një kohe të shkurtër ai ka realizuar gjithsej 6 këngë , ku udhëhiqet nga një stil i muzikës moderne duke vene ne pah mjeshtërinë e këndimit edhe cilesitë e tij vokalistike .

Niti tashmë ka krijuar prezencë tek audienca në Kanada dhe jo vetem shqiptare por edhe tek ajo kanadeze .Së shpejti planifikon të udhetojë drejt Kosovës dhe të realizojë një videoklip të këngës kushtuar vendlindjes së tij- Ferizajit.

Edhe pse ishte 1 vjec kur familja e tij per shkak te luftës u detyrua të emigrojë si shumë familje të tjera nga Kosova  për në Kanada , ai u rrit dhe u edukua me një atdhedashuri të madhe për Kosovën.

Niti tashmë është 21 vjec , përplot energji kreative dhe talent për të shënuar emrin e tij në majat e muzikës shqipe dhe asaj botërore.