Shpallje

Është gjetur 16 vjeçarja nga Kaçaniku e raportuar si e zhdukur.

Një 16 vjeçare nga Kaçaniku, që familja e lajmëroi të zhdukur, është gjetur në një Qendër Tregtare në Pejë. Ajo kishte dal nga shtëpia një ditë më parë dhe nuk i është lajmëruar askujt.

Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se vajza njëjtë ishte kërkuar edhe disa ditë më parë.

“ Për zhdukjen e vajzës së tyre të mitur, pas një pune operative në terren dhe në koordinim edhe me Policinë Rajonale të Pejës, e mitura është gjetur sot në një Qendër Tregtare në Pejë, dhe e njëjta është sjell në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Me rastin janë duke punuar hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, e mitura do ti dorëzohet familjes. Po ashtu, familja e të miturës, ka raportuar edhe me datën 06.02.2019 zhdukjen e saj, ndërkohë që policia e kishte gjetur dhe kthyer në familje me datën 10.02.2019”, deklaron Policia.

Ndërsa, babi i saj, Agron Guri përmes telefonit ka thënë vajza e tij ishte larguar nga shtëpia të mërkurën e javës që shkoi, dhe më pastaj me ndihmë të Policisë së Kosovës është kthyer në shtëpi.

Ai thotë se nuk dyshojnë në askënd dhe besojnë se vajza e tyre këto veprime po i bënë pa vetëdije.

“Të dielën ka ardhur në shtëpi, dje në mëngjes prapë më ka dal nga shtëpia. Kur u ardhur nuk ka fol asgjë, unë e kam pyetur pse, qysh tek nuk më ka kthyer përgjigje.

Ne nuk jemi duke dyshuar në askënd, nuk e di , qysh dje ka ikur nga shtëpia nuk e di a është me najkënd. Nuk po dyshojmë që ka ndonjë të dashur,sepse po ta kishte do të isha më i kënaqur se e di që nuk më kishin ndodhur këto, por ajo nuk e dinë se çka është duke bërë . Dyshimet tona janë se nuk është mirë”, ka thënë.

Babi i të miturës thotë se vajza e tij është përjashtuar edhe nga shkolla ku vijonte mësimet në Han të Elezit, dhe se nga dje kur ajo është larguar nga shtëpia nuk kanë marr asnjë informacion.

“Qysh dje nuk kemi marr asnjë informacion absolut asgjë, na kanë thënë jo atje jo atje, por ende asgjë nuk ka me navigacion jemi duke e përcjell herë po e qet në Prizren, herë në rrethin të Prizrenit. Në Prizren kesh sot nuk është, në Prevallë nuk është nëpër autobusë kah kam mundur kam shikuar nuk është. Mandej nuk di. Kemi provuar me e thirr në telefon, por nuk po e hap edhe Facebook-un hapur e ka për momentin.

E kanë përjashtuar prej shkollës nuk e di as çka as qysh as tek. Gjysmë vjetorin e parë e ka kaluar shumë mirë, tash në gjysmë vjetorin e dytë kujdestari më thirri më tha vajzën e kanë përjashtuar”, ka thënë përmes telefonit babi i të miturës.

Për të ka folur edhe drejtori i shkollës së mesme “Dardania” në Han të Elezit, Zyber Gjonaj i cili tha se nxënësja nuk është përjashtuar, por, që ajo me vetë dëshirë e ka lënë mësimin.

Sipas tij, sjelljet e saj nuk kanë qenë aspak normale, por që qëllimi i vazhdimit të shkollimit të saj më shumë ka qenë me qëllim të rehabilitimit.

“Ka qenë në gjysmë vjetorin e parë e ka kryer dhe më prej asaj dite që e ka kryer nuk është lajmëruar në shkollë hiq.

Ajo ka marr fletë kalim nuk është përjashtuar nga shkolla se nëse është përjashtuar nga shkolla ata duhet me pas dëshmi.

Komuna e Kaçanikut janë gjithsej 8 nxënës që kanë ardhur në klasën e 10-të dhe në gjysmë vjetorin e dytë jemi marr vesh me drejtorin komunale të arsimit që ata të kthehen në shkollën e vetë. Ajo më nuk është paraqitur dhe konsiderohet që ka braktisur mësimi me vetë dëshirë.

Nga data 24 nuk ka ardhur fare në shkollë. Aspak normale nuk ka qenë por e kemi mbajtur vetëm me e rehabilitua në shkollë, ka bërë veprime që asnjë ditë nuk ka merituar të jetë në shkollë“, ka thënë Gjonaj përmes telefonit.