Shpallje

Një grua nga Australia ka bërë një propozim tundues për të gjithë, ose e thënë më saktë për gjithë botën.

Alla Wagner nga Alberta do t’ia shesë shtëpinë e saj prej 350 metër katrorë, atij ose asaj që i shkruan letrën më të bukur.

Shtëpia e saj ka një vlerë prej 1 milionë euro, por Alla do t’ia shesë personit që i shkruan letrën më të bukur vetëm për 16 euro.

Në letrën që Alla kërkon personat duhet t’i përgjigjen pyetjes “Pse kjo shtëpi do të ndryshonte jetën tënde?” dhe ai ose ajo që do të japë përgjigjen më të bukur do të fitojë.

Ajo ka caktuar kufirin prej 68 mijë letrash të marra, ku secila duhet të ketë edhe 16 euro brenda.

Mësohet se Alla Wagner vendosi të shesë shtëpinë e vilën e saj përrallore, pasi pësoi një dëmtim në shpinë dhe nuk mund të kujdeset më për të.