Ndryshon sërish moti, këto janë temperaturat për nesër

Shpallje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius.

Po ashtu, reshjet do të jenë më të theksuara në Dukagjin, por edhe në jug dhe jugperëndim të vendit do të ketë reshje.


Do të fryjë erë herë-herë me vrull, ku shpejtësia maksimale nëpër disa zona mund të arrijë deri 17m/s.