Shpallje

Këngëtarja kosovare, Nora Istrefi është pjesë e pandashme e skenës muzikore shqiptare që nga paraqitja e saj e parë.

Ajo dhe burri i saj Roberti janë dy prej personazheve pothuajse më të komentuar nga mediat shqiptare.

Nora Istrefi është shfaqur krejt ndryshe në fotografinë e fundit.

Nora Istrefi ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re, shkruan lajmi net.

Në këtë imazh, këngëtarja u shfaq me një stil më ndryshe të flokëve, ashtu siç nuk e kemi parë asnjëherë më parë.

Si çdo herë, ajo ishte veshur me shumë stil, ndërsa pranoi komente pozitive nga ndjekësit.

Për ndryshe, Nora Istrefi po punon drejt finalizimit të projektit të ri, të cilin pritet ta lansojë së shpejti.