A kishte shqiptarë në mesin e personave që humbën jetën në aksidentin Shkup – Tetovë

Shpallje

Aksidenti i rëndë që ndodhi në autostradën Shkup – Tetovë, la pa shenja jete disa persona.

Një autobus është rrokullisur gjatë lëvizjes për shkak të shpërthimit të një gome e cila i ka humbur ekuilibrin.

Deri më tani sipas informatave, numri i personave që humbën jetën ka shkuar në 6, ndërsa 20 të tjerë janë dërguar në spital.

Lajmi.net ka kontaktuar me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu për ta pyetur nëse ka ndonjë shqiptar nga personat që humbën jetën dhe të lënduarit në këtë aksident.

“Për momentin nuk dimë për përkatësinë etnike të atyre që humbën jetën dhe të të lënduarve, jemi në terren”, ka thënë shkurt Nuhiu.