Horoskopi ditor për diten e merkure – 13 shkurt 2019

Shpallje

DASHI21. mars – 20. prill

Do jeni shume shprehës gjate kësaj dite dhe do arrini te mbani një marrëdhënie shume me te qëndrueshme se me pare. Nuk do i ndalni as fjalët e ëmbla. Beqaret do i përkushtohen shume gjetjes se dashurisë dhe pavarësisht lodhjes nuk do ndalen gjetjes se personit ideal. Sektori i financave ka për te qene shume i trazuar, kjo edhe për shkak te kapricove tuaja te shumta.

DEMI21. prill – 21. maj

Do jeni shume kërkues ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe kjo mund te sjelle goxha probleme. Ndryshoni sa me pare sjellje sepse situata sa do vije e do përkeqësohet. Beqaret nuk do duan aspak ta ndryshojnë statusin dhe nuk do bëjnë asnjë përpjekje për te dale neper takime. Gjendja e financave do ketë përmirësime te konsiderueshme dhe do ndiheni me te qete.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Fale ndikimit te Jupiterit ne jetën tuaj ne çift, sot do e shihni ndryshe realitetin. Nuk do e idealizoni me partnerin, por marrëdhënia me te ka për te qene shume e kënaqshme. Beqaret do kenë mundësi për aventura shume te këndshme, megjithatë për vendime vendimtare me mire le te presin. Gjendja e financave do jete e paqëndrueshme kështu qe duhet patjetër t’i menaxhoni më me kujdes.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Nëse e lini pas dore partnerin sot, dikush do ua rrëmbejë menjëherë dhe do mundohet ta beje për vete. Kujdes, kjo nuk është një loje. Beqaret nuk duhet te kërkojnë gjera te pamundura sepse vetëm sa do lëndojnë veten e nuk do përfitojnë asgjë. Gjendja e financave do jete e qëndrueshme. Po vazhduat te shpenzoni me kujdes, asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Për ju te dashuruarit harmonia do jete mbizotëruese gjithë kohës. Do dini si te kaloni momente te këndshme me partnerin dhe si t’i shprehni ndjenjat me mënyra te veçanta. Beqaret do hezitojnë te dalin neper takime edhe pse thelle brenda vetes e duan këtë gjë. Sektori i financave do jete i mire, por jo i shkëlqyer. Mundohuni qe për çdo hap te reflektoni me kujdes.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Pasioni ne çift do jete i zjarrte gjate gjithë kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje. Edhe me shikime do merreni vesh dhe do dashuroheni me partnerin. Beqaret duhet t’i dëgjojnë këshillat e disa miqve dhe duhet te dalin ne disa takime. Zgjedhja do jete ne dorën e tyre me pas. Gjendja e financave nuk do lere aspak për te dëshiruar, përkundrazi do keni aq para sa te hiqni edhe disa mënjanë.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Do jeni shume xheloze për partnerin tuaj sot dhe kjo mund te sjelle mosmarrëveshje te mëdha mes jush. Beqaret duhet te maten disa here para se te pranojnë ftesat qe do ju bëhen. Jo te gjithë janë ashtu si duhet dhe disa mund t’iu lëndojnë pa mase. Te ardhurat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar. Me maturi dhe me pak shpenzime mund te arrini te bëni edhe investimin e menduar.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Dite e favorshme kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i harroni problemet qe keni pasur dhe do e shihni me optimizëm te ardhmen se bashku. Beqaret do kenë ndryshime rrënjësore ne jetën sentimentale dhe do ndihen te plotësuar. Gjendja e financave do jete e shkëlqyer. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Sektori i dashurisë se çifteve do jete i begate sot. Gjithçka do jete si ne një ëndërr dhe emocionet do jene te paimagjinueshme. Do ndiheni si kurrë me pare. Beqaret nuk do arrijnë dot te krijojnë një lidhje edhe pse do mundohen gjithë kohës. Financat do kërkojnë pak me tepër vëmendje qe te përmirësohen. Ju ne fakt i dini mire strategjitë qe duhen ndjekur, por thjesht ndonjëherë përtoni te merreni.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Për çdo problem qe do keni duhet te flisni sa me hapur me partnerin tuaj sot sepse vetëm ne ketë mënyrë do mund t’i sqaroni me shpejt ato. Beqaret do përzgjedhin gjithë kohës dhe do mbeten serish te vetmuar. Dijeni se njerëz perfektë nuk ka. Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm dhe do e mbroni gjendjen ne te cilën ndodheni. Nuk do jepni as para hua.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Atmosfera ne jetën tuaj ne çift nuk do jete shume e ngrohte sot. Here pas here nuk do mundojnë as debatet dhe mosmarrëveshjet. Beqaret do kenë një dite te shkëlqyer dhe plot te reja. Bëjini sytë katër qe ne orët e para te mëngjesit sepse gjithçka ka për t’iu ecur si duhet. Ne planin financiar do dini si t’i menaxhoni te ardhurat dhe gjendja nuk do ketë aspak probleme.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do përjetoni ndjesi te forta sot ju te dashuruarit dhe do ndiheni me fat qe keni dike si partneri ne krah. Shume do ju kenë zili dhe mundte kërkojnë t’iu prishin pune. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë edhe sot vetëm dhe ne prani te miqve. Buxheti fatmirësisht do jete me i mire se me pare. E gjithë kjo për shkak te një shpërblimi qe do merrni ne pune.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz