Shpallje

Rastin për Express e kanë konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 09:00, në rrugën “Behie Dashi” në Prishtinë.
Bëhet fjalë për viktimën mashkull, rreth 60 vjeç.

“Viktima një mashkull rreth 60 vjeç, shtetas i huaj, është gjetur i varur me litar në shtëpinë në të cilën dyshohet se ka qene duke banuar i vetëm”, kanë deklaruar nga PK.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht kanë nisur një hetim lidhur me ndriçimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Një ngjarje e rënë ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në Prishtinë.

Një person me shtetësi britanike, që ka punuar në KFOR është gjetur pa shenja jete sot në Prishtinë.