Horoskopi ditor për diten e enjte – 14. shkurt 2019

DASHI21. mars – 20. prill

Jeta sentimentale për ju çiftet nuk do jete aspak problematike sot. Përkundrazi dita do jete plot diell dhe e mbushur me emocione te këndshme. Beqaret duhet thjesht te tregohen me te vëmendshëm sepse edhe mund ta gjejnë sot dashurinë qe kane ëndërruar prej kohesh. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme sepse gjendja do jete e shkëlqyer.

DEMI21. prill – 21. maj

Nëse jeni ne çift ndikimi i yjeve për ditën e sotme do jete shume i favorshëm. Do merreni vesh shume mire me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni me debate si dikur. Beqaret duhet te tregohen me te duruar dhe te mos nxitohen te hedhin hapa. Do vije edhe për ta momenti special. Saturni do ndikoje tek financat dhe do ju ndihmoje te grumbulloni me shume se zakonisht.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e ngrohte sot. Do dini si te ruani një komunikim te ngrohte dhe do toleroni me tepër nga me pare. Beqaret ka rrezik te zhgënjehen nga disa persona qe ne dukje ishin perfekte. Fatmirësisht qe nuk do kenë bere premtime. Financat nuk do jene te mira kështu qe shmangni çdo lloj investimi te tepruar.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Merkuri do ua zbukuroje tej mase jetën gjate kësaj dite. Harmonia do mbizotërojë ne çdo moment dhe kënaqësitë do jene me te forta se me pare. Beqaret do kenë ditën ideale për te bere projekte për te ardhmen pasi do realizojnë takime interesante. Paratë nuk do jene te shumta dhe duhet patjetër te tregoheni te kujdesshëm. Nga ana tjetër nuk këshillohet as te merrni hua.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Urani do jete pozicionuar keq gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe here pas here mund te keni edhe debate me partnerin. Do e kritikoni atë edhe për pamjen dhe sjelljen prandaj situata mund te tensionohet me shume. Beqaret mund te realizojnë takimin e tyre te ëndrrave, por nuk duhet te nxitohen për asgjë. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer dhe çdo hap duhet hedhur me kujdes.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Fati do ju buzëqeshë ne çdo moment sot juve qe jeni ne një lidhje. Do ja kaloni mjaft mire pranë te dashurit te zemrës dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë çast. Beqareve do ju plotësohen dëshirat dhe do e ndryshojnë shpejt statusin ne te cilin ndodhen. Ne planin financiar do i zgjidhni me maturi problemet dhe do jeni shume me te qete se disa kohe me pare.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Fati do jete ne anën tuaj gjate kësaj dite. Do shkoni neper vende te veçanta me partnerin dhe do përjetoni emocione e kënaqësi pa fund. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë. Nëse dikush nuk ua mbush mendjen plotësisht mbajeni larg. Me financat tregohuni sa me te arsyeshëm ne mënyrë qe gjendja te filloje te përmirësohet. Ju mund t’ia dilni mbanë.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Shfrytëzojeni sa te mundni çdo minute qe do kaloni pranë partnerit tuaj sot dhe keni për t’u ndier për mrekulli. Priten surpriza dhe çaste fantastike te cilat duhen shfrytëzuar ne çdo moment. beqaret nuk do kënaqen nga takimet qe do realizojnë dhe do preferojnë te qëndrojnë vetëm. Buxheti do jete gjithë kohës i mbrojtur prandaj mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Do jeni melankolike gjate gjithë kësaj dite ju te dashuruarit dhe do i merrni gjerat si t’iu vijnë. Nuk priten probleme apo vështirësi te mëdha. Beqaret do përjetojnë emocione dhe kënaqësi pa fund fale disa personave qe do i joshin ne çdo moment. Me siguri qe do pranojnë qe sot ta ndryshojnë statusin. Financat nuk do jene te këqija, por as fantastike. Tregohuni te kujdesshëm.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Dite goxha e trazuar dhe e zymte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Duhet te mateni me fjalët qe do i thoni partnerit nëse nuk doni qe çdo gjë te marre fund përgjithmonë. Beqaret do kenë takime, por asnjeri nuk do ju duket i veçante. Edhe sot kane për te mbetur vetëm. Ne planin financiar do i bëni mire llogarite dhe gjithçka do ece si duhet.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Mos u tregoni kokëfortë sot ne jetën tuaj ne çift dhe pranoni here pas here te hapni rruge. Partneri nuk do jete ne humorin e duhur dhe mund te acarohet për gjithçka. Beqaret do kenë me shume fat se me pare dhe do e ndryshojnë statusin. Gjendja e financave do jete e trazuar për shkak te shpenzimeve te pallogaritura qe keni kryer se fundmi.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do përjetoni emocione te shumta sot ju te dashuruarit dhe do ëndërroni here pas here. Partneri do ju beje te ndiheni mire. Beqaret do jene gati te bëjnë gjithçka vetëm qe te mos qëndrojnë me statusin qe kane pasur deri me sot. Ne planin financiar fati do jete me ju. Do arrini t’i kryeni edhe disa investime te cilat me pare nuk kishit mundur t’i bënit.

/horoskopishqip/

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz