Publikohet foto e rrallë e Adem Jasharit me Sali Berishën

Shpallje

Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar një fotografi të rrallë të heroit, Adem Jashari.

Berisha përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka bërë edhe homazhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë, përcjell ORAinfo.

Ai e ka cilësuar Adem Jasharin si kryetrim të kombit shqiptar pas Skënderbeut.

Postimi i plotë i Berishës:

Me Komandantin legjendar Adem Jashari, kryetrimin e kombit pas Skenderbeut, dhe bashkluftetaret e tij. /ORAinfo/