Kusari: Teuta Krasniqi është aktore e dobët, do t’i jepja 200 mijë që seriali të mos transmetohej

Shpallje

Flutura Kusari, juristja për të drejtat e medies, ka bërë një status në profilin e saj në Facebook në lidhje me raportimin se Teuta Krasniqi kishte marrë tender nga RTK-ja për të transmetuar një serial në këtë televizion.

Kusari thotë që ky tender është marrë me “procedurë të negociuar, pa publikim të njoftimit të kontratës.”

Ajo thotë që seriali, “që e shikova nja 10 minuta, jo që nuk meriton të paguhet me taksat e mia, por kisha pagu mos me u transmetu.”

Lexojeni të plotë reagimin e saj publik në Facebook:

Sipas KRPP-së dhe mediave Teuta Krasniqi, një aktore tejet e dobët sipas meje dhe motra e deputetit të PDK-së Memli Krasniqi, paska fitu tender nga RTK-ja për prodhimin dhe shfaqjen e serialit iStar në vlerë 216 mijë euro. Edhe atë me procedurë ​të negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës​.​

Heyyy 200 mijë euro, 200 mijëëë!

Ky serial, që e shikova nja 10 minuta, jo që nuk meriton të paguhet me taksat e mija, por kisha pagu mos me u transmetu. Njëjtë qysh nuk kanë pikë vlere për publikun shumica e emisioneve informative dhe serialeve që transmetohen në RTK.

Tash, sikur mos me mjaftu kjo, kam dëgju që Teuta e ka një të ashtëquajtur shkollë të artit (imagjino, Teuta me përgatitë gjeneratë të artistave!). Po e paramendoj atë tu ju thonë klientave bjerni fëmijët te unë në shkollë se dalin në RTK dhe bëhen të famshëm (dhe mjerisht ka edhe qasi prindër që besojnë në aftësitë e Teutës).

Dmth keqpërdorimi i taksave të mija dhe abuzimi me pushtetin, në këtë rast nga PDK-ja/RTK-ja, është shumëfish.

Tani, mos të habitet RTK-ja që kur vërtet ka nevojë për mbështetje publike, sic pati në rastin e ligjit për paga, kërkush nuk i mbështetë ata.

Dhe prokuroria fle.