Bahtiri nuk heq dorë: S’do të lë gurë pa lëvizur për bashkimin e Mitrovicës

Shpallje

Agim Bahtiri ka thënë se qëllimi kryesor i serbëve është që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të jetë në urën e Ibrit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se gjatë javës së ardhshme ai do t’iu drejtohet të gjitha grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës, ku do t’iu kërkojë që Peticioni për bashkimin e qytetit të Mitrovicës të trajtohet nga Kuvendi.

Sipas Bahtirit, fakti që pas çlirimit të Kosovës qytetarët e Mitrovicës të ndalen në urë dhe të mos kalojnë tutje, janë argumente të mjaftueshme për çdo deputet për t’u marrë me këtë çështje.

“Qytetarët e Mitrovicës janë refugjatë në qytetin e vet. Qëllimi kryesor i serbëve është që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të jetë në urën e Ibrit. Ne qytetarët e Mitrovicës nuk do ta lejojmë këtë “, ka thënë ai për RTK-në

Ai ka thënë se mendimi i MAPL-së për peticionin është subjektiv dhe qëllimisht i tillë pasi që ai ministri udhëheq një ministër serb.

Bahtiri ka deklaruar se për të ruajtur karriget e tyre, institucionet e vendit nuk po ndërmarrin veprime konkrete për të dërguar në Kuvend peticionin për bashkimin e Mitorvicës.

Sipas tij ka mjaft argumente se Mitrovica e Veriut nuk mund të funksionojë si e tillë, prandaj ka thënë se qyteti duhet bashkuar.

Bahtiri e ka quajtur iniciativën ligjore dhe kushtetuese, derisa ka thënë se nuk ka nevojë të prekë kushtetutën për t’u bashkuar me Mitrovicën.

“S’ka vullnet dhe guxim për t’u bashkuar në Mitrovicë, por unë nuk lë gurë pa lëvizur për të bashkuar qytetin”, ka deklaruar ai.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz