Shpallje

Mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme, të cilat për shkak të lëshimit të ajrit të ftohtë nga veriu pothuajse gjithandej do të kalojnë në borë.

Shpejtësia më e madhe e erës në Kosovë pritet të arrijë në pjesën perëndimore, deri në 100 km/h, priten dëme materiale në zona të caktuara .

Sonte do të depërtoj fronti i ftohtë, i cili do të sjell ulje të theksueshme të temperaturave, erëra mjaft të fuqishme në shkallë vendi në Kosovë, si dhe lokalisht reshje bore në sasi të ulët, më të intensifikuara të Shtunën.

Shpejtësia maksimale e erës e cila parashihet sonte dhe të nesërmen në 7 qytetet kryesore të Kosovës, të renditura nga më e lehta:

  1. Ferizaj: 40-50 km/h!
  2. Gjilan: 50-60 km/h!
  3. Prishtinë: 55-70 km/h!
  4. Prizren: 60-70 km/h!
  5. Gjakovë: 65-75 km/h!
  6. Mitrovicë: 75-85 km/h!!
  7. Pejë: 80-95 km/h!!!

/Motinegjilan/