Vajza e Safete Mustafës bëhet këngëtare, ja çka ka postuar tani

Motrat Mustafa, janë prej këngëtareve më të pëlqyera nga adhuruesit e muzikës popullore dhe asaj zbavitëse.

Ato janë të pranishme në dasma dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, shkruan rtv21.

Elsa Hoti, e cila është e vajza e Safetes njërës prej motrave Mustafa, ka paralajmëruar se edhe ajo po fillon rrugëtimin në muzikë, duke ndjekur kështu hapat e nënës.

Elsa pritet që shumë shpejt të publikojë këngën debutuese.

“Ti pe bon veten unë me të thon mirupafshim. Shumë shpejt”, ka shkruar Elsa krahas fotografisë të shkëpurut nga videoklipi të cilën e ka publikuar në rrjetin social Instagram.

Estrada jonë është e mbushur me shumë emra të mëdhenj të cilët dëshmuan alentin e tyre në muzikë prej shumë viteve, kështu duke lënë gjurmë në këngën shqipe.

Por e mira e kësaj është se disa prej tyre talentin e tyre ia kanë trashëguar edhe fëmijëve të tyre, kështu duke i bërë ata që sot të vlerësohen si artistë mjaft të kërkuar nga publiku.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz