Diellza Kolgeci do të sjell në jetë një vajzë, zbulohet në cilin muaj do të lindë

Shpallje

Diellza dhe Fisniku do të bëhen prindër në vitin 2019.

Diellza Kolgeci ka qenë së fundmi personazhi më i përfolur në mediat rozë.

Bukuroshja ka mbetur shtatzënë nga një romancë me basketbollistin, Fisnik Rugova. Lajmi bëri bujë dhe befasoi skenën e shoubizit.

Diellza gjatë këtij muaji zbuloi se po pret vajzë në një ndejë private me miq e familjarë.

Por, tash si duket është mësuar edhe koha kur do të bëhet nënë ish-Miss Kosova.

Është blogeri Olti Curri ai që ka rrëfyer në emisionin “Rudina” për një bisedë që ka pasur me Diellzën.

“Pata një bisedë me Diellzën dhe data e lindjes është parashikuar më 8 maj. Më tha që kishte shtuar 13 kilogramë”.

“Ajo është ikonë e bukurisë kosovare. Së shpejti ajo do të jetë edhe në ekran”, ka deklaruar Olti në këtë emision.

Diellza Kolgeci vërtet është ikonë e bukurisë kosovare. Lidhja e saj me Fisnik Rugovën erdhi pas ndarjes nga arkitekti, Noli Fetoshi, me të cilin ishte në lidhje për një kohë të gjatë.