E fejuara e djalit që humbi jetën në Prizren shkruan fjalët më të dhimbshme për të

Shpallje

Dje në rrugën Prizren-Zhur ndodhi një aksident tragjik ku mbetën pa shenje jete tre anëtarë të familjes Sope nga Zhur.

E sigurisht ata që më së shumti po e vuajnë humbjen e tyre të papritur, janë familjarët.

E fejuara e Beharit, Vjollca ka zgjedhur fjalët më të ndieshme për të kujtuar atë, shkruan Indeksonline.

Ata nuk kishin edhe shumë muaj që dashurinë e tyre kishin kurorëzuar me fejesë.

“Shpirti jem i përjetshëm, këto ditë pa ty janë si andërr për mua, i madhi Zot t’deshti ma shumë se unë e t’murrë e bashkë me çdo dëshirë e lumturi që e kam pas me ty është shu dje bashkë me ty, kur kam mendu që kemi me u plak sbashku une sot mbeta vet pa ty, Allahu na plaktë boten tjeter- boten e përjetshme”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.