Ju mungon vetëbesimi? Ndryshoni menjëherë këto sjellje dhe shpëtoni veten

Ju mungon vetëbesimi dhe gjithmonë mendoni se të tjerët vlejnë më tepër se ju? Mendoni se asnjëherë nuk do ia dilni mbanë dhe se jeni të destinuar të humbisni. Mjaft e dëmtuat kaq shumë gjënë më të rëndësishme, Vetën.

Më poshtë psikologët sugjerojnë 5 ndryshime rrënjësosre të sjelljes suaj që ndihmojnë në rritjen e vetëbesimit.

Qëndroni drejt kur ecni

Kjo do ju bëjë të ndjeheni të dukshëm dhe më të fuqishëm krah të tjerëve. Mbani  kokën ngritur dhe shikoni drejt.

Mos u mundoni të jeni perfektë

Kur i vendosni vetes qëllime që nuk mund t’i arrini, po e çoni veten drejt ankthit, jo suksesit. Njerëzit e suksesshëm bëjnë gjithashtu gabime dhe ndjejnë keqardhje për vendimet që marrin.

Shikoni në sy personin me të cilin po komunikoni

Kur dikush shmang kontaktin me sy, kjo do të thotë se ata nuk kanë vetëbesim. Mbajtja e kontaktit me sy me njerëzit do t’ju ndihmojë të fitoni besimin e tyre dhe t’i bindni ata se jeni të ndershëm.

Pranoni komplimentet

Disa njerëz bëhen të turpshëm dhe madje tërheqin vëmendjen për të metat e tyre. Kjo është mënyra e gabuar për të reaguar ndaj komplimenteve dhe kjo tregon që nuk jeni një person i sigurt. Një ‘Faleminderit’ do të bënte punë në kësi rastesh.

Flisni me të panjohurit

Shkoni në një vend ku nuk njihni askënd dhe luani rolin e një njeriu të sigurt. Kjo do ju bëjë të ndjeheni komodë. Nëse ndodh e kundërta, atëherë mos vazhdoni më tutje.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz