WhatsApp rregullon një problem serioz sigurie

Shpallje

Përdoruesit mund të anashkalonin Face ID dhe Touch ID duke përdorur funksionin e dërgimit të skedarëve në WhatsApp.

Në fillim të muajit WhatsApp dërgoi një përditësim për përdoruesit e iOS i cili sillte funksionin e verifikimit biometrik.

Megjithatë pak ditë më pas u raportuar se implementimi i verifikimit biometrik duke përdorur Face ID apo Touch ID kishte një problem dhe mund ti jepte akses kujtdo pa verifikim fare.

WhatsApp e pranoi problemin dhe premtoi një përditësim. Sipas një postimi në Reddit, problemi shfaqet kur përdoruesi zgjedh çdo opsion tjetër përveç “Immediately” në Account -> Privacy -> Screen Lock. Opsionet të tjera janë “After 1 minute”, “After 15 minutes” dhe “After 1 hour”.

Përdoruesit mund të anashkalonin Face ID dhe Touch ID duke përdorur funksionin e dërgimit të skedarëve në WhatsApp.

Kur përdoruesi zgjidhje opsionin “Immediately” atëherë u kërkohej në çdo rast të identifikoheshin përmes Touch ID dhe Face ID saherë që hapnin WhatsApp.

Sistemi i sigurisë dështonte kur përdoruesi zgjidhjet një prej intervaleve kohore të lartpërmendura.

Zyrtarisht kompania solli mbrëmjen e kaluar versionin 2.19.22 i cili mund të shkarkohet nga App Store dhe adreson problemin në fjalë.

Mbështetja për Touch ID dhe Face ID ishte e disponueshme që nga versionin 2.19.20 i WhatsApp për iOS. Funksioni nuk është i disponueshëm për përdoruesit e sistemit operativ Google Android. 

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz