Çfarë po ndodh me procesin e liberalizimit të vizave, flet Ministrja Hoxhaj

Shpallje

Liberalizimi i vizave vazhdon të mbetët ndër temat më shqetësuese për qytetarët tonë.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vlerësuar se është vështirësuar rruga drejt liberalizimit të vizave.

Në një prononcim për “Zërin”, ajo i ka shpjeguar edhe arsyet pse sipas saj gjindemi në këtë fazë.

Së pari ajo ka përmendur zgjedhjet që do të mbahen në Parlamentin Evropian në maj të këtij viti. Po ashtu ka përmendur faktin se çështja e liberalizimit të vizave nuk mund të futet në rend dite pa pasur pëlqim nga shtetet e BE’së.

“Rruga drejt liberalizimit është vështirësuar, por ne nuk do të ndalemi së lotuari, pavarësisht se në maj do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Tashmë në këta dy-tre muajt është vështirë të jemi prioritet i deputetëve të Parlamentit Evropian, derisa ka filluar angazhimi në tërë BE-në për zgjedhjet në Parlamentin Evropian, por puna jonë nuk do të ndalet”, ka thënë për “Zërin” ministrja Hoxha, duke shtuar se heqja e vizave nuk do të mundë të futet në rend dite pa u siguruar pëlqimi i shteteve anëtare të BE-së.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz