18 orë para ndarjes nga jeta martohet 18 vjeçarja, dalin pamjet prikëse

Shpallje

Një 31-vjeçare që vendosi të martohej 18 orë para ndarjes nga jeta.

Linda Lindsay kishte ëndërruar gjithmonë të shoqëronte të bijën në altar, në ditën e saj të martesës.

Ishte në dijeni që kjo detyrë ‘’i takonte’’ bashkëshortit të saj, megjithatë 61-vjeçarja i kishte premtuar që fëmijë, se do të ishte pranë saj gjatë martesës.

Megjithatë kur ky moment erdhi, gruaja amerikane nga Connecticut nuk mund t’i mbante lotët.

Me gjasë, kjo do të ishte hera e fundit që do ta shihte Heather-in gjallë, ndaj duhej të përpiqej të ishte e lumtur për të, transmeton lajmi. net.

Por, jeta e vajzës së saj, Heather Mosher, ndryshoi përgjithmonë, pasi që 31-vjeçarja u diagnostikua me kancer gjiri trefisht negativ, që konsiderohet si forma më e rëndë e kësaj sëmundjeje.

E megjithëse i kishin mbetur pak muaj jetë, 18 orë përpara se të ndrronte jetë, ajo mori edhe propozimin që ëndërronte prej kohësh: i dashuri i saj David vendosi më në fund t’i kërkonte të martoheshin, edhe pse nuk ishte në dijeni të sëmundjes së saj.

“18 orë pas celebrimit të dashurisë, ajo u largua përgjithmonë”, ka thënë ndër të tjera në një rrëfim për mediat lokale David.