Ambasadori O’Connell thotë se nëse nuk arrihet marrëveshje, Kosova do të ketë probleme

Shpallje

Ruairi O’Connell ka thënë se dy shtete duhet të arrijnë një marrëveshje finale.

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connelli, ka folur për bisedimet që po zhvillohen në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se dy shtete duhet të arrijnë një marrëveshje finale.

“Raportet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndreqën. Kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë Ruairi O’Connelli në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në T7.

Ai ka thënë se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje, Kosova do të ketë probleme.

O’Connell ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve të Kosovës.

Ai thotë se janë të shqetësuar që është përmendur vazhdimisht ideja e ndryshimit të kufijve.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz