E dhimbshme: Pas një sëmundje, ndahet nga jeta aktorja e njohur

A ajo e ka fituar shtatë herë çmimin Emmy.

Aktorja hollivudiane, Katherine Helmond, ka ndërruar jetë në moshë 89 vjeçare – bëjnë të ditur mediat amerikane.

Zëdhënësi i saj ka treguar se fituesja e dyfishtë e Golden Globe ka humbur jetën në shtëpinë e saj në Los Angeles, ndërsa vuante nga sëmundja Alzheimer.

Për rolet fantastike në komedinë televizive “Ëho’s the Boss?” dhe në serialin “Soap”, ajo e ka fituar çmimin dy herë çmimin Golden Globe.

Njëherësh, ajo e ka fituar shtatë herë çmimin Emmy për rolet e saja në disa filma dhe seriale, duke përfshirë edhe rolin e saj në serialin e popullarizuar komik, “Everybody Loves Raymond”.

Krahas angazhimeve të mëdha televizive dhe filmike, aktorja nga Teksasi ka arritur sukses të madh edhe në skenën teatrore.

Në vitin 1973, ajo ishte nominuar për çmimin Tony për performancën më të mirë në shfaqjen “The Great God Broën”.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz