Shpallje

Arrestohet nga Policia e Tiranës Naim Qarri, presidenti i klubit sportiv të Kamzës

Gjyqtari Eldorjan Hamiti akordoi një penallti për ekipin e Laçit në minutën e 97’ të ndeshjes, që çoi shifrat në barazim. Menjëherë pas kësaj tifozët e Kamzës, ndër ta edhe presidenti Naim Qarri ushtruan dhunë ndaj gjyqtarit Hamiti.

Hamiti ndodhet në spital ku po i nënshtrohet kontrolleve mjekësore. Së bashku me Qarrin policia ka arrestuar edhe 11 tifozë që hynë në fushë.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz