Bie nga froni Mark Zuckerberg, kjo është miliarderja më e re në botë

Shpallje

Themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg, ishte 23-vjeç, kur arriti të fitonte 1 miliard rreth 11 vite më parë.

Por revista prestigjioze “Forbes” ka publikuar listën e miliarderëve të rinj në botë. Tashmë nga vendi i parë është Kylie Jenner, e cila do të mbajë këtë ‘kurorë’, pasi ka rrëzuar nga froni pikërisht Zuckerbergun.

21-vjeçarja Kylie Jenner u bë shumë e famshme si motra e vogël e seksbombës me famë botore, Kim Kardashian.

Bukuroshja ndodhej në fakt në dy lista atë të miliarderëve më të rinj të bërë vetë dhe në atë të miliarderëve më të rinj.

Jenner ka arritur të grumbullojë një vlerë prej 1 miliard dollarësh neto dhe kjo përmes kompanisë së saj të kozmetikës.

E kontaktuar nga ‘Forbes’ ajo është shprehur: “Nuk prisja asgjë. Nuk e kam parashikuar të ardhmen. Por ndihem me të vërtetë mirë. Kjo është një goditje e bukur. Është fuqia e mediave sociale. E shoh kompaninë të shkojë shumë larg. Punoj me të vërtetë shumë”, – tha ajo.

Kujtojmë se Zuckerberg ishte 23-vjeç kur arriti të fitonte 1 miliard rreth 11 vite më parë. Tashmë është Kylie Jenner, e cila do të mbajë këtë ‘kurorë’.

Image