Shpallje


“Jeta është shumë e shkurtër për të veshur rroba të mërzitshme”, thotë një shprehje e njohur. Një mënyrë për të na kujtuar se pavarësisht sfondit ku kalojmë përditshmëritë tona, mund t’i japim vetes mundësinë të jemi një telajo mbi të cilën mund të bëjmë art. E me piktorin e duhur, të shndërrohemi në një panoramë për t’i dhënë jetë çdo sfondi e kënaqësi syrit.

Ja ku mundësia troket në derë, për këdo që dëshiron të ndjehet e veçantë, një copëz arti në lëvizje, një “e famshme”, pa qënë e tillë, unike, siç sugjeron stili e jo thjesht moda.

Estela Koni, emri më i kërkuar në atelieret e Shqipërisë, e ftuara e shumë eventeve të modës në shtëpinë e saj natyrale, Itali e kudo në botë ku mblidhen emra të njohur, së shpejti vjen me koleksionin e saj te ri”

Stilistja e njohur, ardhur në Shqipëri pas studimesh të thelluara në akademitë më të mira të modës në Itali, më e kërkuara e personaliteteve të njohura të jetës publike, stilistja e eventeve të mëdha, tashmë sjell prekjen e saj artistike në koleksione e krijime ku shkrihen materialet më cilësore në forma unike, të përshtatura për të sjellë në garderobën tuaj një vepër arti.

Moda është çfarë blen, stili dëshmon atë që di të bësh me të. Tek Estela Koni, gjeni edhe këshilluesen më të mirë për të nxjerrë në pah personalitetin dhe më të mirën e fizikut tuaj. Modë e stil një hap larg jush, nën logon e një krijuese që ka ditur të ndërtojë reputacionin e saj ndërkombëtar me origjinalitetin dhe cilësinë që meriton çdo grua.

Dhe shpesh nuk ka nevojë të flasësh për të bindur mbi klasin tënd. Stili i Estela Konit në garderobën tuaj, do ta bëjë atë për ju! “Estela Koni Couture “