Shpallje


Po ju drejtohem publikisht me këtë letër, pasi prej një muaji,ju jeni Drejtuesi i Përgjithshëm i një institucioni tërëndësishëm, i cili është pjesë e Sigurisë Kombëtare. Nëse nuk do ishit vendosur ju në krye të këtij institucioni, por do vazhdohej akoma me telenovelën e qokave për partitë e koalicionit, apo mirënjohje për miq dhe militantë të partisë,qofshin këta ish oficerë apo policë, nuk do të merrja guximin të shkruaja as dy rrjeshta në gazetë, rrjete sociale, apo kudo qoftë. Arsyeja e dytë dhe kryesore është se: Ju jeni njëintelektual, profesionist, qytetar dhe kuadër i prerë, i duhuri për institucione të kësaj kategorie, ndaj vlerësoj vullnetin tuaj, por edhe vendimin e Kryeministrit Rama, për emërimin tuaj në krye të AKU-së. Personalisht, ju njoh mirë që kur ju ishit student, por kolegët e mi edhe sot flasin dhe bile japin vlerësim edhe më të mirë nga ai që të kanë vlerësuar atëherë… Gjithsesi, rëndësia nuk qëndron këtu, por tek ajo që kërkojmëne, intelektualët, institucionet, fëmijët tanë, miqtë, Ministria, Qeveria dhe gjithë konsumatorët e vendit. Ne, kërkojmë tërilindësh institucionin e AKU-së, i cili që pas ikjes së Genc JUKËS, degradoi si mos më keq, sikur u la në mëshirë tëfatit… Nga ju Z. Agron, kërkojmë tu kthehet besimi qytetarëve, se edhe në Shqipëri ka dhe do të ketë ushqime tësigurta, të na kthehet besimi që edhe ne kemi siguri ushqimore. Mësoji grosistëve, edukoji subjektet që prodhojnë, transportojnë dhe tregtojnë ushqim për njerëzit dhe kafshët, sekanë në dorë jo vetëm jetën e të tjerëve, por edhe të tyren. Z.Hetoja, mësoju, jepu kulturën tuaj të punës, përvojën tuaj,drejtuesve të AKU-së në qendër dhe qarqe, të cilët jo vetëm që nuk ja kanë idenë punës, por aq më pak sigurisëushqimore, ku kush më shumë e kush më pak, sipas denoncimeve të vazhdueshme në media, po vazhdojnë me metodën e mbushjes së xhepave të tyre dhe sillen meinstitucionin sikur ta kenë pronë private. Ky fenomen, ishte jo vetëm dje, por me sa duket, vazhdon të jetë edhe tani, që ju,jeni ulur në atë karrige. Ata, vazhdojnë të kenë grupe shëtitëse inspektorësh nëpër biznese, grupe të cilat nuk ngrihen dhe funksionojnë sipas një kriteri apo shorti, por sipas interesit personal të drejtuesit, me marrëveshje midis tyre dhe inspektorëve, që njeh mirë përqindjen 50 me 50. Për më tepër,shpesh ata jo vetëm që nuk i përmbahen programit të miratuar për inspektim, por grupet e inspektoreve që “zbrazin” xhepat te drejtori, kontrollojnë nga t’ju vijë për mbarë, nga Jugu nëVeri dhe nga Lindja në Perëndim. Kësaj sjellje, i thuhet korrupsion i mirë organizuar, dhe jo kontroll i organizuar. Ata vazhdojnë me sëmundjen e bërë tumor në AKU, ku inspektor nuk është ai që zbaton ligjin, por ai që i mbush xhepin drejtorit. Jo vetëm miqësisht, por edhe publikisht ju deklarojmë se: Ka drejtorë të AKU-së, ku me makinat e institucionit shkojnë e mbledhin haraçet e pazaret e ditës ku tëmundin, vetë ose nga familjarët e tyre, deklarime këto, të bëra nga biznese të ndryshme ushqimore. Ka drejtorë, që jo vetëm seleksionojnë subjektet për kontroll, por më përpara i njoftojnë ata se do të ju vijë kontrolli. Jo vetëm kaq, por i stimulojnë bizneset, të kenë kujdes nga filan e kollaninspektor… Është  e lehtë verifikimi i kësaj që po ju deklaroj,pasi jo një, por janë disa media që po denoncojnë prej kohësh fenomenet e mësipërme.  Jo shumë  larg, por filloje nëdrejtorinë e Tiranës, shko dhe bëj një verifikim të urdhrave, tëautorizimeve, dhe të subjekteve që kontrollon X inspektor dhe kë kontrollon Y inspektor. A e dini se në mjaft qarqe, duke filluar nga Korça, Shkodra, Gjirokastra, Fieri dhe Tirana, ka inspektorë që mund të jenë disa herë më me nivel intelektual dhe profesional, por që kontrollet e subjekteve me peshë në sigurinë ushqimore, realizohen apo kryhen nga inspektorët jo vetëm pa përvojë e eksperiencë, pa profil e kualifikim, por që nuk kanë lidhje me profesionin dhe objektin e kontrollit. Këtë fakt, e vërteton prezantimi nëpërmjet reklamës në faqen e Web-it, të AKU-së, ku inspektorët që kontrollojnë peshkun, nuk kanë asnjë lidhje me profesionin e veterinerit… Për fatin e mirë të AKU-së, ky institucion ka jo vetëm thjeshtë veteriner, por disa Dr. Shkencash në fushën e mjekësisë veterinare. A e dini Z. Hetoja, se për gjashtë vite ne AKU janë ndërruar plot gjashtë drejtor të përgjithshëm të AKU-së, sa e sa shefa, e sa inspektorë??? A e dini sa pezullime janë bërë, sa dorëheqje, sa largime??? Flitet në publik dhe në qarqe mediatike, se disa nga paraardhësit tuaj apo drejtorë drejtorie, janë bërë pjesë evideove skandaloze korruptive. Arsyeja, se kanë rënë pre apo ndoshta ju ka pëlqyer llumi korruptiv i AKU-së. Atamendonin, se shkenca dhe drejtimi i AKU-së, lind dhe mbaron tek ata. Shpresojmë Z. Hetoja se ju, do i jepni rolin inspektorit, shefit, drejtuesit, por mbi të gjitha rolin dhe rëndësinë e Drejtorit të Përgjithshëm këtij institucioni, duke e larguar nga makinacionet, skemat dhe lojërat e pista të mjaft ish drejtuesve. Personalisht, besoj se jo duhet, por ju do i jepni rolin që i takon inspektorit dhe vendin sipas meritës së secilit. Unë, dhe të gjithë ne, që ju njohim, besojmë që ju do i jepni dinjitetin e duhur këtij institucioni me rëndësi të veçantë. Nuk është shqetësim vetëm imi, i redaksisë, apo i mediave, por i të gjithë qytetarëve, konsumatorëve dhe i vendit. Rëndësi, ka të kemi siguri ushqimore, e cila arrihet atëherë, kur institucioni i AKU-së funksionon si një institucion në funksion të sigurisë kombëtare, jo në funksion të mbushjes së xhepave të drejtorëve dhe matrapazëve në AKU.