Aksident i rënd në Podujevë, humbë jetën një person

Një aksident i rënd ka ndodhur në Podujevë.

Në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë sot në ora 15:00 ka ndodhur një aksident, ku janë të përfshira dy vetura.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës në Prishtinë. Ajo tregoi se një person ka ndërruar jetë në këtë aksident.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë e tipit Golf 6 ,ngjyrë hiri e cila ka qenë në lëvizje dhe një kombi i cili ka qenë i parkuar”.

”Si pasojë e aksidentit, ngasësi i automjetit Golf 6 nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion. Me rastin po merret trafiku”, ka thënë Ahmeti.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz