A mund të punojnë bizneset të dielave, ky është vendimi i komunës

Komuna e Mitrovicës s’u jep leje bizneseve për punë të dielave.

Është e diela e dytë që asnjë biznes afarist në komunën e Mitrovicës nga ora 11:00 nuk është i hapur.

Kjo, bazuar në rregulloren e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, e cila ndalon punën e bizneseve afariste pas kësaj kohe.

Inspektorët kujdestarë kanë dalë edhe këtë të diel në terren, për të parë se sa po zbatohet vendimi, raporton KTV.

Sipas Blerim Hysenit, inspektor i tregut në Mitrovicë, vendimi po respektohet nga të gjitha bizneset afariste, por në fillim të hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje, kanë hasur në rezistencë.

E, për këtë arsye, deri tash, ata kanë shqiptuar tri gjoba. Por, pronarët e bizneseve janë kundër vendimit.

Qytetarët e Mitrovicës për këtë çështje, kanë mendime të ndryshme.

Por, ka edhe të atillë që thonë se ky është vendim i qëlluar.

Për të zgjatur orarin e punës gjatë së dielës, shumë biznese kanë bërë kërkesë në Komunën e Mitrovicës, duke pranuar të paguajnë edhe taksa shtesë, por sipas një vendimi që ka siguruar KTV-ja, kërkesa e tyre është kthyer prapa nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri.

Ky i fundit nuk ka pranuar të flasë për televizionin rreth këtij vendimi.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz