Ambasadorja e Finlandës: Taksa të hiqet, për liberalizimin e vizave ka ende punë

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall ka thënë se taksa nuk është vendim i duhur. Ajo tha se vendi nga ajo vjen, është pro tregut të lirë dhe kështu sugjeron të veprojë edhe Kosova për të mirën e përgjithshme.

Stjernvall shton se edhe reagimet kundër taksës janë me vend, por prapë insiston se tregu i lirë është i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik të dy vendeve.

Për vizat, Stjernvall tha se çështja e liberalizimit nuk varet vetëm nga vendi që ajo vije, por nga gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Madje përfaqësuesja e Finlandës thotë se ka ende punë për tu bërë sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen./EO/Njeshi

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz