BOTË: Tragjedi, Avioni me 157 pasagjerë rrëzohet. Asnjë i mbijetuar

Shpallje

Një tragjedi ajrore ka ndodhur paraditen e sotme, një avion i “Airlines Ethiopian”, është rrëzuar pranë qytetit të Bishoftu,  62 kilometra në juglindje të kryeqytetit “Addis Abeba”.

Në këtë fluturim ishin 149 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit. Asnjë i mbijetuar, raportojnë lajmin mediat botërore.

 “Është konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në 08:44,”, raporton Reuters.

“Aeroplani Boeing 737 transportonte 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Ai u ngrit në orën 08:38 nga Addis Ababa, në Etiopi. Në këtë kohë operacionet e kërkim-shpëtimit janë në zhvillim e sipër dhe ne nuk kemi informacion të konfirmuar për të mbijetuarit” tha kompania ajrore.

“Stafi i Airlines Ethiopian do të dërgohet në skenën e aksidentit dhe do të bëjë gjithçka të mundshme për të ndihmuar shërbimet e emergjencës”, shtoi kompania.

Kryeministri Abiy Ahmed ofroi “ngushëllimet më të thella për familjet e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre”./Njeshi

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz