Pas një sëmundje të gjatë, ndahet nga jeta ish-eprori i UÇK-së

Shpallje

Është ndarë nga jeta ish-eprori i UÇK-së.

Pas një sëmundje të gjatë, në moshën 51-vjeçare është ndarë nga jeta ish-eprori i lartë i Zonës Operative të Nerodimes, Bislim Buja.

Familja Buja nga Komuna e Lipjanit njihet për kontributin e madh gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bislim Buja është vëllai i Lulzim Bujës, njërit prej njerëzve kryesorë që është përkujdesur për sigurinë e presidentit Hashim Thaçit që nga paslufta.

Të ndjerit Bislim Buja i jepet lamtumira e fundit, nesër në orën 12:00, në fshatin Bujan të Lipjanit.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz