Shpallje

Një këngë plot emocione, por si lindi ideja e një produksioni të tillë dhe si u realizua klipi i saj?

Për këtë kemi zhvilluar njē intervistë me këngëtaren për të na njohur më tepër rreth këngës dhe klipit të ri të saj.

1-Si lindi ideja për të sjell një këngë të tillë?
– Larg pa ty, është titulli i një historie dashurie e cila vjen nga një miqësi.  Kur personi largohet ndihet mungesa e tij, ai shkon dhe nuk kthehet…

2-Sa kohë ju desh?
– Janë dashur vetëm 5 minuta për tu formuluar si tekst. Thjeshtë kjo fabul më erdhi në mendje. Çdokujt i ndodh të njihet me dikë dhe asnjëherë nuk e di sa do t’i zgjatë lidhja.

3-Mesazhi që përcjell kënga?

Mesazhi është shumë i qartë, i kuptueshëm nga skenat në videoklip . Njeh dikë që të bën të lumtur dhe largohet në çastin që ti nuk e pret. As pa të njohur apo vënë në djeni për veprimet që bën. Ti e ndjen se të mungon por nuk ke cfarë i bën. Ngushëllon veten dhe thua:  Ky nuk ishte fati im…

4-Si është pritur nga publiku kjo këngë?

Jam befasuar nga klikimet. Komentet kanë qënë shumë inkurajuese.

Është e dukshme që është pëlqyer klipi dhe mesazhi që jep kënga. Është pritur shumë mirë nga të gjithë miqtë e mi. Shoqëria më kanë uruar për këngën dhe suksese të tjera me këngë më të bukura.

5-Pse zgjodhët të bënit një klip të tillë?

Duke ju përshtatur mesazhit që ka teksti, muzika si baladë. Në mendje më erdhën ide, dhe mendova se do ti donte skena të tilla për ti dhënë më shumë vlerë mesazhit që jep edhe për publikun të jetë edhe më i plotë e i sjell bukur artistikisht.

6- Kjo është kënga juaj e ?
 Kjo është kënga ime e 15- të . Planet dhe qëllimet e mia janë për ti ri-sjellë disa kenge të hershme qe kam në Youtube me një orkestrim më të ri, duke ju përshtatur kohës.
Të gjitha do përfshihen në një CD të vetme. Kam projekte të reja  në vazhdim , këngë për të cilat jam duke i punuar . Do të vijnë në një album këngë nga zhanere të ndryshme si: baladë, etnike, dance, arabike, është mundësia që në tekstet e mia të përcillet  mesazhi i dashurisë në ritme të ndryshme të muzikës.

7-Cilat janë projektet tuaja të rradhës?

Projektet e mia përveçse  në live që dua të dal ti promovoj, por po mendoj një koncert ta zhvilloj në disa vende pasi të dal albumi im i personalizuar.

Ky do jetë synimi i rradhës, që për cdo këngë klipi do të zhvillohet e të xhirohet në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Kjo eshte mundesia me e mire qe mund ti beje vendit tim per ti ruajtur nje imazh te mire. Deri tani kam xhiruar kengen Etnike ne Lezhe. Baladen ne Durres. Kenga e ralles eshte danc e cila do xhirohet javes se ardhshme ne Berat, e keshtu ne vazhdim me kenget e tjera.