Pas pauzës për shkak të sëmundjes shfaqet Albin Kurti, kjo është gjendja e tij

Shpallje

Albin Kurti shfaqet në publik.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është shfaqur sot për herë të parë në publik pas një pauze disa javëshe si pasojë e problemeve shëndetësore.

Në fund të muajit të kaluar deputeti i VV’së u shtrua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zyrtarë nga e njëjta parti patën deklaruar se Kurti ishte diagnostikuar me bronkopneumoni.

Ndërkohë sot Kurti ka prezantuar në parti një anëtar të ri. Dega e kësaj partie në Skenderaj ka marrë në radhët e saj, profesorin Nazir Bejta.

Lajmi u shpërnda në Facebook nga vetë Kurti.

“Bashkë me kryetarin e Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Skënderaj, Hysni Mehani, e mirëpritëm dhe përgëzuam Profesor Nezir Bejtën për anëtarësimin e tij në Lëvizje.

Ai ka lindur në fshatin Klinë e Mesme të Skenderajt. Që nga viti 1988 është profesor në gjimnazin “Hamëz Jashari”, ku ligjëron gjuhën dhe letërsinë shqipe.

Së fundmi, profesor Nezir Bejta ishte organizator i Konferencës Shkencore kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Gjithashtu, profesor Bejta është edhe bashkëautor i revistës për nxënës “Shkëndijat e Drenicës”.”, shkroi ai në Facebook.