Faqja e famshme në Facebook publikon fotografi të Prizrenit, revoltohen serbët

Shpallje

Faqja e famshme në Facebook, “Civil Engineering Discoveries”, e cila ka mbi 7 milionë përdorues të rrjetit social që e përcjellin, ka publikuar një fotografi të Prizrenit.

Por shume komentues serbë, kanë vërshurar në këtë postim, duke thënë se fotografia është bërë në Serbi dhe se Kosova është Serbi.

Faqja e famshme, në mbishkrimin e saj në publikimin e fotografisë së qytetit të Prizrenit, kanë shkruar “Prizren, Kosovo”.

Kjo ka bërë që dhjetëra komentues serbë të revoltohen dhe të shkruajnë se “Kosova është Serbi”.