E martë, 4 Gusht, 2020

Lajm i keq për qytetarët, ja sa do të shtrenjtohet rryma

Duhet të lexoni

MSH: Rriten ndjeshëm rastet e reja me Covid, 25 të infektuar në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar së fundmi se në 24 orët e fundit janë testuar 173 qytetarë të dyshuar...

Paralajmëron shkenctarja kineze nga Wuhan: Do të ketë shpërthime të tjera virusesh!

Një shkenctare kineze e cila pak muaj më parë jehoi në të gjithë botën, paralajmëron se koronavirusi është vetëm...

COVID-19 drejt largimit nga Italia, 92 viktima në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 92 viktima e 300 raste pozitive më shumë. Numri i pacientëve...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Shtrenjtohet energjia elektrike.

Qytetarët pritet ta paguajnë për 50 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike.

Faturat e konsumatorëve të energjisë do të shtrenjtohen me nisjen e ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”.

Rritja e çmimit të energjisë u paralajmërua nga Ymer Fejzullahu, drejtor i Departamentit të Tarifave në ZRRE.

Nga 60 euro sa është çmimi aktual për megavat, do të ngrihet në 90 euro.

“Me ndërtimin e termocentralin Kosova e Re kur fillon operimi i këtij termocentrali, çmimi i rrymës do jetë 50 për qind më shtrenjtë”, ka thënë Fejzullahu.

Në këtë diskutim të organizuar nga KOSID-i, u tha se e kanë mirëpritur tërheqjen e Bankës Botërore për të investuar në termocentralin “Kosova e Re”, raporton KTV.

“Banka Botërore, një nga arsyet madhore, për të cilën është tërhequr prej investimeve në Termocentralin ‘Kosova e re’, ka qenë edhe mospërputhja ose moszbatimi si duhet për një zhvendosje të dinjitetshme të banorëve të Hades. Kjo është një fitore e përbashkët me KOSID”, ka thënë Dajana Berisha, nga FIQ.

Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka thënë se kompanisë “Contour Global” i janë dhënë të gjitha pëlqimet mjedisore për ndërtimin e këtij termocentrali.

Ndërsa, sa i përket padisë që ka bërë shoqëria civile ndaj Ministrisë që ai udhëheq, Matoshi ka theksuar se nuk ka një informatë të tillë.

Ndërtimi i Termocentralit ‘Kosova e Re’ është paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës se do të nisë në vjeshtën e këtij viti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Ju nuk duhet ta adhuroni dhe ta urreni Albin Kurtin, ma shumë se një njeri të ditur dhe adekuat për institucionet e Kosovës!?

Shkruan: Refiqe Hamiti Zoti fal mëkatet e të gjithëve por njeriu i sotëm e ka vështir të kuptojë se kur...

Ja cila është temperatura ideale për kondicionerin gjatë verës

Temperatura e kondicionerit në shtëpi gjatë verës duhet të jetë e tillë që në ambientet e brendshme të jetë rreth 10 gradë më poshtë...

Ndërron jetë si pasojë e Covid mjeku i njohur i Tropojës

Burime për mediat bëjnë me dije se mjeku i njohur, Anibal Byberaj ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës nga Covid-19. Pneumologu ishte paraqitur një ditë...

Urimi i veçantë i Spiropalit për festën e Kurban Bajramit: Lutem për të sëmurët dhe familjarët e tyre

Besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në të gjithë botën kremtojnë sot Festën e Kurban Bajramit. Krahas figurave politike që kanë uruar besimtarët myslimanë në këtë...

Xhirojnë miliona euro produkte ushqimore dhe nuk njohin asnjë detaj të ligjit për ushqimin, ja ku gabojnë bizneset

Nga Marjon Gorica Siguria ushqimore është kthyer në kryefjalë të bisedave dhe debateve publike kohët e fundit, duke i kushtuar një vëmendje shumë më të...

Më shumë artikuj të ngjajshëm