Nesër shorti i Ligës së Kampionëve

Shpallje

Nesër me fillim nga ora 12:00, do të bëhet tërheqja e shortit të Ligës së Kampionëve për fazën çerekfinale.

Shorti i kësaj faze do të tërhiqet në Nyon të Zvicrës.

Skuadrat që do të jenë në short janë:  Ajax, Tottenham Hotspur, Manchester United, Porto, Manchester City, Juventus, Barcelona dhe Liverpool.

Për herë të parë pas dhjetë viteve, në çerekfinale janë kualifikuar katër skuadra angleze.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 9/10 prill, dhe të kthimit më 16/17 prill./Njeshi