32 vjeçari që humbi jetën nga polici në kazino, flasin familjarët

    Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Suharekë.

    Jetmir Alijaj nga Mushtishti i Suharekës, ka mbetur i vrarë në vend, pas të shtënave me armë zjarri.

    32-vjeçari, i cili ishte edhe punëtor i kësaj kazino, është qëlluar në vendin e tij të punës.

    E dorasi i dyshuar për këtë rast, është një pjesëtar i policisë së Kosovës, me inicialet, Sh.S.

    Motivet e kësaj vrasje, ende nuk janë bërë të ditura, ndonëse dyshohet se deri të vrasja erdhi pas një përpjekje për ta grabitur kazinon.

    Jozyrtarisht mësohet se viktima e ka identifikuar grabitësin, i cili më pas ka shtënë në drejtim të tij.

    Kurse në familjen e Alijajt, kanë hapur të pame.

    Djali i axhës së Jetmirit, Reshati, thotë se ai nuk kishte probleme me askënd.

    Alijaj e përshkruan kushëririn e tij, si një djalë të sjellshëm dhe të urtë.

    Rastin e kanë konfirmuar, edhe në Prokurorinë e Prizrenit.

    Ndryshe, policia ka bërë bastisjen e shtëpisë së dorasit, i cili po ashtu është arrestuar nga policia.

    Video kliko KETU