A është tradhëtia e trashëguar gjenetikisht?

Shpallje

Nëse do dëgjonim për një histori tradhëtie në familjen e partnerit, me siguri nuk do mendonim për rrezikun e marrëdhënies. A është kjo gjë gjenetike dhe e trashëguar.

Sipas një studimi të vitit 2014 nga Illicit Encounters,me 2000 djem dhe vajza- më shumë se gjysma e meshkujve që tradhëtonin u shprehën se dhe baballarët e tyre kishin tradhëtuar gjithashtu. Ndërkohë 3/4 e vajzave tradhëtare treguan se dhe mamatë e tyre kishin pasur lidhje jashtëmartesore.

Por a mundet që kjo gjë të jetë gjenetike?

Sipas Dr Kelberman, kjo gjë nuk është e mundur, pasi nuk ka gjen tradhëtie:

“Sjellje të tilla zhvillohen dhe nuk kanë fare të bëjnë me gjenetikën. Ka shumë studime mbi gjenet dhe trashëgiminë, por shumica janë të diskutueshme. Prandaj nëse tradhëtia ndodh e përsëritur në familjen tënde është thjesht koicidencë ose mënyrë edukimi më shumë sesa gjenetikë.”

Gjithashtu duke marrë parasysh se studimi i mëparshëm kishte pjesëmarrës nga një ëebsite për lidhjet jashtëmartesore, çdo person ishte normalisht i prirur për tradhëti.