Burrat më thashethemexhinj se gratë? E tregon studimi

Shpallje

Si traditë, gratë janë konsideruar më thashethemaxhije se burrat, sepse kur bashkohen bashkë, kalojnë kohën duke folur për gra të tjera dhe për jetën e njerëzve me të cilët jetojnë.

Por, prova të reja sugjerojnë se nuk janë të vetmet që duan thashethemet. Një sondazh, i kryer nga shoqëria e sigurisë digjitale ‘Kaspersky Lab’ ka nxjerrë rezultate të habitshme mbi raportin që njerëzit kanë me thashethemet.

Sipas raportit, burrat janë më të kujdesshëm se gratë kur flasin për jetën e dikujt tjetër dhe shqetësohen më shumë për performancat e tyre në rrjetet sociale, si për shembull për komentet në foto.

16.750 përdorues të rrjeteve sociale u intervistuan në Brazil dhe në mbi 18 shtete. Pjesëmarrësit ishin 50% burra dhe 50% gra, ta gjithë mbi 16 vjeç. Hulumtuesit kryen studimin mbi bazën e informacioneve të mbledhura nga përdoruesit se si silleshin në rrjetet sociale.

U pa se shumë përdorues u drejtohen rrjeteve sociale për të rritur egon e tyre dhe për t’u ndjerë më të vlefshëm dhe të pranuar në shoqëri.

Shumë rezultate tregojnë një mos përputhje në eksperiencat e burrave dhe grave në rrjetet sociale, si për shembull: 24% e burrave të intervistuar deklaruan se janë më të shqetësuar për popullaritetin përsa i përket pëlqimeve në rrjet, duke kaluar 17 përqindëshin e grave.

Këto pëlqime nuk janë vetëm fotot, por gjithçka që mund t’u interesojë atyre që i shoqërojnë në rrjet. Gjithashtu burrat janë më të prirur se gratë të hulumtojnë për informacione private mbi njerëzit nga të njohurit e tyre nëse prodhojnë më shumë rezultate në publikimet e tyre.

Të intervistuarve iu kërkua nëse kishin publikuar ndonjëherë informacione për kolegët që të merrnin më shumë pëlqime dhe 14% e tyre deklaruan se do ta bënin, në vend të 8% të grave.

Nëse informacionet kishin të bënin me shefat, përqindja zbriste respektivisht në 13% dhe 8%.Kur bëhej fjalë për miqtë, 12% e burrave deklaruan se donin të publikonin informacione të rezervuara për të marrë klikime, ndërkohë që, vetëm 6% e grave ka deklaruar se janë të gatshme ta bëjnë.

Sipas psikologjisë, ajo që i motivon më së shumti burrat të kenë këtë lloj sjelljeje janë pasiguritë e tyre. Klikimet që marrin falë publikimeve të tyre, i bëjnë të ndihen më të pranuar dhe të pushtetshëm, lidera të vërtetë.

Diçka e tillë maskon dëshirën e vërtetë të tyre për të qenë të vlerësuar, transmeton oranews.

Të gjitha këto sjellje janë fryt i asaj që u duket interesante. Pra, projektojnë llojin e vëmendjes që mendojnë se është si për ta edhe për të tjerët. Një rezultat vërtet i habitshëm dhe një përgjigje shumë e mirë për të gjitha gratë që janë cilësuar si thashethemexhie nga burrat që i rrethojnë!

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz