Flet avokati i policit që u arrrestua se privoi nga jeta 32 -vjeçarin në Suharekë

Shpallje

Avokati i policit që u përfshi në rastin në Suharekë ka dhënë detaje.

Një person u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në një kazino në Suharekë. Dyshimet e para ishin se personat që grabitën kazinon vranë J.A 32 vjeçar.

Por gjithçka ndryshoi kur Policia mbajti një konferencë për rastin që ndodhën sot në Suharekë, e prej aty u bë e ditur se i dyshuar për privim nga jeta të J.A. është rreshteri policor Sh.S.

Rreth kësaj çështje ka folur avokati Emrush Kastrati, i cili po mbron rreshterin.

“Klienti im është ndalë për 48 orë dhe është suspenduar nga puna. Sh.P nuk e ka pranuar vrasjen dhe gjatë bastisjes i është marrë vetëm arma zyrtare, prova tjera nuk janë gjetur”.

“Policia dyshonte se Sh.S. pamjet e ngjarjes i mbante të fshehura në bagazhin e makinës, në praninë time i është kontrolluar makina dhe nuk kanë gjetur asgjë”.

“Unë dua të besoj në pafajësinë e tij pasi nuk janë gjetur prova inkriminuese deri tani, për më vonë pres rezultatet e hetuesisë”, ka thënë Kastrati për Klan Kosovën.