Humbi jetën në kazioni, dalin detaje rreth rastit të të riut nga Suhareka

    Në një kazino të Suharekës, një person është gjetur sot pa shenja jete.

    Dyshohet se rastin e kanë kryer disa plaҫkitës.

    Gjatë plaçkitjes personat e dyshuar i kanë marrë me vete edhe kamerat e vëzhgimit.

    Dyshohet se grabitja është kryer sot rreth orës 9:00 të mëngjesit.

    Autoritetet e sigurisë e kanë dërguar trupin e pajetë në obduksion.

    Ndërkaq që një informacion i tillë nuk është konfirmuar ende nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se një konferencë për media do të organizohet sot me fillim prej orës 15:00 në Prishtinë.