Kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurës në Suharekë

Shpallje

Pacientja ka qenë e plagosur në bark.

Një krim i rëndë ndodhi sot në Suharekë, ku vëllai privoi nga jeta vëllanë.

Nga përleshja mbeti e plagosur edhe një grua nga gjuajta e pakontrolluar e armës.

Rreth gjendjes së N.G ka folur kirurgu, Nizhdat Kovaqi.

“Pacientja ka qenë e plagosur në bark, është operuar dhe operacioni ka kaluar me sukses. Momentalisht N.G është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Kovaqi për Klan Kosovën.