“Pa dashuri”, Elvana Gjata bëhet ‘nuse’, me vello të bardh i ka habitur të gjithë

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata ka publikuar projektin më të ri muzikor.

    Kënga titullohet “Pa dashuri”, e cila është kolonë zanore e filmit komedi, “2 Gisht Mjaltë” që në kinematë shqiptare do ta gjeni nga data 28 mars.

    “Pa dashuri” është shoqëruar me një video ku përmban momente nga filmi dhe është publikuar në kanalin zyrtar të artistes në Youtube, përcjell rtv21.tv

    Për tekstin dhe muzikën janë përkujdesur: Arsim Bunjaku dhe Lyrical Son, ndërsa për miksimin dhe masterizimin, “PressPlay”.

    Ky është projekti i dytë muzikor i artistes për vitin 2019, pasi që më 26 shkurt kishte publikuar këngën, “Tavolina e mërzisë” që deri më tani numëron mbi pesë milionë klikime në kanalin Youtube.