Privoi nga jeta vëllaun e tij, policia kap 72 vjeҫarin

Shpallje

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë, ku vëllau qëlloi vëllaun e tij.

Pak më parë Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë lidhur me dy rastet që kanë ndodhur sot gjatë ditës.

B.G 72 vjeç qëlloi vëllain e tij I.G 64 vjeç, e që motiv dyshohet të kenë qenë çështjet pronësore.

Nexhmi Krasniqi ka thënë se personi i cili dyshohet se ka kryer rastin është kapur nga policia.

“Për rastin e dytë diku rreth orës 11:15 është njoftuar se ka gjuajtje në një familje në fshatin Studençan. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit me të gjitha njësitet.

Atje kemi kuptu që bahet fjalë për një të pajetë dhe një grua të lënduar. Bëhet fjalë për vëllezër pas një konflikti që dyshimet e parë qojnë në çështje pronësore”, ka thënë Krasniqi.