U nda nga burri pas 17 vitesh martesë, Jonida flet për lidhjen e re

Shpallje
Mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, këngëtarja Jonida Maliqi ka treguar për herë të parë arsyen pse u nda nga bashkëshorti pas 17 vitesh martesë.

Këngëtarja u shpreh se ky vendim ishte një domosdoshmëri për të pasur një jetesë më të të qetë dhe të lumtur dhe se ndarja edhe pse e vështirë, ishte zgjidhja e duhur.

Pasi Jonida foli për ndarjen, Ermali e pyeti nëse këngëtarja ka nisur një lidhje të re apo është beqare, por përgjigja e saj i la konfuzë të gjithë.

“Sido që të jem nuk e them dhe s’kam për ta thënë”, u përgjigj Jonida duke qeshur.