Shpallje

Pasi u përfol së shumti mediatikisht për prezencën e kryeministrit Rama në një nga spitalet Gjermane duke u kuruar pas një gjendje të rëndë, ai ka folur për herë të parë në lidhje me këtë gjë.

Ndryshe nga cdo herë tjetër Edi Rama ka pranuar që ka qenë në Gjermani për konsulta mjekësore, por vetëm kaq, asgjë më tepër nga ato ç’ka është përfolur mediatikisht.

I pranishëm në një takim me mjekët Rama madje ngushëlloi bluzat e bardha duke e krahasuar me veten i cili është ende gjallë pavarësisht sulmeve.

“Respekte dhe mos u dorëzoni. Kur të ndiheni keq nga sulmet që i bëjnë kategorisë tuaj ngushëllohuni duke menduar për mua. Mua nuk mi bëjnë sulmet si kategori por si person, dhe siç e shikoni jam gjallë dhe nuk kam ende nevojë për ju, pavarësisht se çfarë keni dëgjuar. Por është e sigurtë dhe i kam provat dhe kur unë realisht kam shkuar për të bërë konsulta. Por konsultat reale nuk dalin në kazan dalin ato që nuk ndodhin. Unë konsultën e parë e bëj gjithmonë këtu, por nuk tregoj as se ku dhe as sesi sepse nisin fantazitë dhe për fat të mirë nga të gjitha konsultat rezultoj i sukseshshëm përballë gjithë çfarë më bëjnë. Kujtohuni për këtë dhe mos e harroni kurrë, Niçja, ai i Gjermanisë dhe jo i Shijakut, ka thënë çfarë nuk të vret të forcon.