Shpallje

Vrasja e bujshme në zonën e ish bllokut që tronditi Tiranën disa ditë më parë është duke u hetuar intensivisht.

Policia e shtetit ka arrestuar 3 persona, miq me njëri tjetrin të cilët dyshohet së janë autor të kësaj ngjarje.

Në polici ata nuk kanë pranuar akuzat dhe nuk kane dhënë detaje. Te rinjtë e kanë ndjekur për disa ditë Jurgen Kurtin dhe janë kapur nga kamerat e sigurisë duke udhëtuar me mjetin “Benz” që u përdor edhe ditën e vrasjes.

Dëshmitë e dëshmitarëve okularë, kamerat, si edhe informacionet policore kanë çuar në gjurmët e të arrestuarve. Policia e Tiranës nuk ka ende një motiv për këtë ngjarje, ndërsa të arrestuarit rezultojnë të papunë dhe dyshimet shtohen se ata mund të jenë të përfshirë në shpërndarje të lëndëve narkotike.