Shpallje

Një nga kontribuesit dhe aktivistët e Partisë Socialiste Rodolf Xhillari me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me situatën që opozita krijonë duke nxitur dhunë.

Sipas Xhillarit këta individë nuk respektojnë institucionet duke nxitur dhunë e prishur emrin e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

POSTIM I PLOTË:

📌A duhet të jetë ky imazhi që kjo opozitë e dështuar duhet t’i japi këtij vendi?

Shihni çfarë sjellje nxisin tek njerëzit që kanë marrë me vete, vetëm e vetëm të krijojnë situata të tensionuara.

Shqipëria ka nevojë të pasqyrohet më së miri në arenën ndërkombëtare, e jo kështu siç duan ta kthejnë këta.
E të mendosh më pas që duan të qeverisin huligan të tillë që nuk ju dhimbset vendi, nuk respektojnë institucionet e as denjojnë të vlerësojnë punonjësit e ndershëm të policisë së shtetit.

Shqipëria që ne duam është në rrugën e duhur, e zgjedhur nga votat e qytetarëve për të qeverisur për qytetarët🌹

PërShqipërinëQëDuam me #PartinëSocialiste