Shpallje

Nga Xhoi Jakaj

Si grua më erdhi mire dje kur në media u shfaqën 3 zonja që drejtojnë Prokurorine e Përgjithshme, atë të Tiranes , dhe të Krimeve tê rënda, e aq më tepër kur e njoh mirë dhe zonen e veriut të shqiperisë vend në të cilën kanë lindur e kaluar një pjesë të fëmijërisë së tyre,
Pa dashur të jem lokaliste e them me bindje që ne nuk e kemi pasur aspak të lehtë të bëjmë karriere në Tiranen e madhe konglomerate ,zonjat në fjalë
Arta Marku
Donika Prela
Elisabeta Ymeri ,janë zonja që në punen e tyre si prokurore kanë pasur cv të pastër dhe kanë luftuar fort për arritje individuale
A janë ato të hekurta dhe me kellqe të forta dhe a gjykojnë me ftohtësinë e madhështinë e vendit nga i cili kanë ardhur, jo kurrsesi nuk munden,se edhe po të duan të qëndërojnë të pamposhtura e të drejta ,nuk ua lejon lehtë Politika.

Sot Shqipëria nuk është më e shqiptarëve por e politikanëve të cilet sic kanë uzurpuar gjithcka në këtë vend janë kujdesur në krye të herës për drejtesinë në të gjitha hallkat që të jetë pronë në duart e tyre dhe një vegel për të mbajtur nën kontroll kundërshtarin sipas rastit
E ndërkohë nuk reshtin të flasin për drejtësi apo ligje të cilat nuk zbatohen për të varfërit, gratë dhe të pamundurit, por vetëm për pushtetarin, të korruptuarin dhe kriminelin me para

Flasin në emër të popullit por në fund të madatit rezulton që për popullin nuk është bërë asgjë për respektimin minimal të të drejtave themelore , e zbatimin e ligjit
Në këto 29 vite në emer të demokracisë që nuk erdhi kurrë e plotë , por e cunguar dhe e gjymtuar si mos më keq humbi shpresa më e madhe e njeriut të ndershëm se në shqiperi mund të gjesh ndonjëherë drejtësi…
E ndaj them me bindje që këto tre zonja nuk janë të korruptuara por të pamundura për të vënë drejtësi… ama guxoj të jap një këshillë edhe pse dukem e “vogël “për të dhënë këshilla në kto istanca të larta..
Kujdesuni të ngrini zërin në shërbim të atyre që nuk e blejnë dot drejtësine,që të shenohet emri juaj në listat e njerezve të drejtë dhe të aftë,sepse pavarësisht cili drejton momentalisht kur të mos jeni më në atë karrige do ju sulmojnë dhe njollosin, qëndroni në kahun e së drejtës sepse nëse e dëshiron ktë gjë, ndonjëhere edhe kjo nuk është e pamundur…..